Deputeti Albert Kinolli - Foto: Facebook

Deputeti: Punëtorëve të komunitetit rom u shkelen të drejtat në sektorin privat

Albert Kinolli, deputet nga grupi 6+, ka treguar se komuniteti rom në Kosovë në sektorin privat kanë shqetësime pasi që u shkelen të drejtat e tyre në punë.

Kinolli tha se ata i ka njoftuar për përdorimin e mekanizmave institucional që mos t’u shkelen të drejtat, por sipas tij hezitojnë të raportojnë padrejtësitë shkaku i frikës se e humbin vendin e punës në të cilin paguhen nga 170 ose 180 euro.

“Unë dje dhe pardje kam pas një takim me të rinjtë nga komuniteti rom ata shprehën shqetësime ku ata në sektorin privat po punojnë 10 deri 12 orë në ditë edhe gjatë festave edhe të shtunave edhe të dielave. Unë e pash shqetësimin e tyre dhe i njoftova që munden ti përdorin mekanizmat institucional”, tha ai.

“Nga frika se nëse e ngritin zërin do të mbesin edhe pa këtë pagë minimale për ti ushqyer fëmijët e tyre dhe për ta siguruar kafshatën e gojës dhe hezitojnë që t’i shprehin shqetësimet e tyre”, tha Kinolli.

Ai tha se e përkrahin iniciativën dhe janë të mendimit mos të ketë dy paga minimale por vetëm një që mos të bëhen ndasi.