Ilustrim

Deputeti propozon ndërtimin e një autostrade të re në Kosovë

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, në seancën e sotme të Kuvendit ka propozuar ndërtimin e  një autostrade të re në Kosovë.

Sipas tij, autostrada e re duhet të  ndërtohen nga Leposaviqi përmes Mitrovicë, deri në Istog.

“E kam një kërkesë që ndërtimi i kësaj autostrade të planifikohet për Projekt-buxhetin për vitin 2019. Të planifikohet në projekt buxhet sepse është në interes të veçantë dhe strategjik të Kosovës dhe do të ndihmonte në zvogëlimin e radhëve të gjata. Kjo rrugë do të ndihmonte në lëvizjen edhe në pikën tjetër kufitare në Leposaviq”, tha Haxhiu.

Deputeti Bekim Haxhiu

Haxhiu i quajti heronj banorët shqiptarë në veri të Mitrovicës dhe sipas tij autostrada do të ishte në dobi të tyre.