Igor Simiq, deputet i Listës Serbe - Foto: Rtv21

Deputeti i Listës Serbe: Demarkacioni Nuk Është i Rëndësishëm Për Serbët

Serbët kanë pritur për krijimin e komunave serbe për 1.767 ditë, gjithashtu edhe për përmbushjen e kushteve tjera, ka deklaruar deputeti i Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës Igor Simiq, duke shtuar  se çështja e demarkacionit do të duhej të zgjidhet në të ardhmen, transmeton rts.

Një seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës e menduar për mbrëmë u shty për të siguruar prezencën e shumicës së nevojshme për të ratifikuar demarkacionin me Malin e Zi.

Shtyrja e seancës u kërkua nga kryeministri Ramush Haradinaj, shkruan rtv21.tv.

Duke folur për demarkacionin, Simiq nuk dha detaje për qëndrimin që mund ta mbajnë deputetët e Listës Serbe.

“Kur flasim për këtë çështje, është shumë më rëndësi për shqiptarët, dhe ne nuk kemi aq rëndësi. Për 1.707 ne kemi pritur Asociacionin e Komunave Serbe, dhe po presim edhe përmbushjen e pikave tjera nga marrëveshja e koalicionit për përmirësimin e jetës së serbëve në Kosovë“, tha Simiq.

Duke folur për deklarimet rreth formimit të ushtrisë së Kosovës, Simiq tha se në Kosovë, sipas rezolutës 1244, KFOR-i është e vetmja forcë legjitime e armatosur dhe, sipas tij,  kështu do të mbetet.

“Pozita e Listës Serbe rreth kësaj çështje nuk do të ndryshojë, ne jemi kundër ushtrisë kosovare”, tha ai.

Dialogu teknik mes Beogradit dhe Prishtinës vazhdon me 26 shkurt në Bruksel. Në agjendë do të jetë edhe Asociacioni i Komunave Serbe