Ilustrim - Autostrada Prishtinë - Shkup

Deputeti ia propozon Qeverisë 10 investime në Dukagjin në vend të autostradës

Ndërtimi i autostradës së Dukagjinit pritet të ketë një kosto prej rreth 1 miliard euro.

Kjo ka ngritur debat në shoqërinë kosovare se nëse është i nevojshëm ky investim në infrastrukturë.

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli përmes një shkrimi të publikuar në profilin e tij në Facebook ka dhënë propozimet e tij se çfarë do të mund të bënte qeveria me 1 miliard euro.

Ai këto i ka quajtur këshilla pa pagesë për kryeministrit Ramush Haradinaj.

Avdyli thotë se 200 milionë euro do të mjaftonin që rruga ekzistuese për Dukagjin të zgjerohej dhe të bëhej me 4 korsi.

Ai ka propozuar që t’i jepen nga 50 milionë euro 3 universiteteve, të Pejës, Gjakovës e Prizrenit si dhe nga 50 milionë euro tjera të jepen për 3 spitalet e këtyre komunave.

Lexojeni më poshtë shkrimin e plotë të deputetit të LDK-së, Haxhi Avdyli:

Çka kishim mund të bëjmë me 1.000.000.000 € të autostradës për Dukagjinin?

Disa këshilla pa pagesē për Ramush Haradinaj dhe bashkëmendimtarëve të tij tenderues e asfaltues:

  1. 200 milion për rrugën egzistuese duke zgjeruar, duke bë me 4 korsi.
  2. Nga 50 milion për Universitetet e Dukagjinit, Pejë,Gjakovë, Prizren e tëra 150 mil.
  3. Nga 50 milion për 3 spitalet rajonale të Dukagjinit. Asnjëri Spital nuk ka Rezonancë magnetike që kushton vetëm më së shumti 1 milion € dhe shumtën rasteve bëhet privat në Prishtinë që kushton 150€. Asnjë spital ska shërbim kardiologjisë invasive, skanë shumë sherbime emergjente që shpetojnë jetë. Ka mungesa barnash e pajisjesh elementare.
  4. Si rajon bujqësor 100 milion kishim dhënë për subvencionim për sera, blerje pajisjesh bujqesore, hapje te minifabrikave perpunuese etj
  5. Universiteti bujqesor me bursa per student 10 milion.
  6. Zhvillimin e ndërrmarjeve të vogla , perkrahjen e bizneseve te reja per te rinjtë 50 milion.
  7. Familjeve të varfëra e pa shtepi sdo kishte në Dukagjin me vetem 20 milion.
  8. E kishim ble edhe një helikopter për çdo urgjencë mjekesore apo per nevoja tjera kushton me se shumti 2 milion.
  9. Me 70 milion kishim.ndertuar çerdhe edhe ne fshatra dhe kishim përmiresuar infrastrukturen shkollore në cdo shkollë.
  10. Me ato afër 250 milion që na kishin tepruar nga 1 miliard pasi ti kishim bërë krejt këto punë për Dukagjinin tonë që e duam jo vetem për vota, ia kishim krijuar bazat per SIGURIME SHENDETESORE për krejt banorët e Kosovës.`