Deputeti i PDK-së mohon se Kadri Veseli është ftuar nga Gjykata Speciale

Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica, ka përgënjeshtruar raportimet e mediave se kryetari i PDK-së dhe i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka udhëtuar për në Hagë për t’u marrë në pyetje nga hetuesit e Prokurorisë së Specializuar.

Reçica, në një deklaratë për KALLXO.com tha se Veseli nuk ka udhëtuar për në Hagë.

“Nuk është e vertetë. Z.Veseli sot ka pas takim me lideret institucional në Kosovë, kjo nuk është diçka që mund te fshehet”, tha Reciqa kur u pyet nëse Kadri Veseli është ftuar për të dhënë dëshmi nga Gjykata Speciale.

“Unë mund t’ju them se z.Veseli nuk ka udhëtuar për në Hagë”.