Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Avdyli në foltoren e kuvendit

Deputeti i LDK-së – Apostolovës: Nëse të pëlqen shembulli i Veselit, prezantoje në shtetin tënd

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli i ka reaguar shefës së zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, e cila e mbështeti vendimin e kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli për largimin nga të gjitha pozitat partiake dhe institucionale të gjithë zyrtarët e PDK-së që kanë aktakuza të konfirmuara nga institucionet e drejtësisë.

Avdyli përmes një postimi në Facebook i tha asaj se largimi i tyre nuk është për keqpërdorim të shtetit por pse kanë dalur në publik këto veprime.

“Ambasadorja Apostolova paska shkretu duke thënë që partitë tjera duhet ndjekur shembullin e PDK-së. Cilin shembull zonja Ambasadore, 11 vjet vjedh, blej, privatizo, korrupto, kërko haraq, merr fajde. Cilin shembull ambasadore , 11 vjet blej e manipulo zgjedhje, 11 vjet vendos njerëz të korruptuar nëpër institucione nga drejtësia, arsimi e çdo segment të shtetit. 11 vjet keqqeverisje e zhvatje të shtetit dhe në fund hajde ti largojmë ata që u nxunë me pelë për dore.Ata po largohen jo pse keqpërdoren pushtetin, por pse u zunë e dolën në publik”, ka shkruar ai.

Deputeti i LDK-së po ashtu i ka thënë Apostolovës se nëse i pelqën shembulli i Veselit ta prezantojë në shtetin e saj, Bullgarinë.

“Cilin shembull zonja ambasadore po kerkon me ndjek ne, atë të privatizimeve korruptive të tokave apo të fabrikave. Ku ishe zonja ambasadore deri tash, që zëri s’tu dëgjua për katrahurën ekonomike e politike që në masë të madhe PDK është përgjegjëse. Shembullin e udhëheqjes së PDK mos na ofro neve , por që të pëlqen prezantoje si shembull për partitë tuaja në Bullgari. Shame on you Mrs Ambasador”, ka shkruar Avdyli.

Veseli këtë vendim për largimin e personave me aktakuzë nga pozitat udhëheqëse në instuticionet publike e ka marrë gjatë ditës së djeshme.

Ndërsa, sot është liruar nga detyra nga kryeministri Ramush Haradinaj, ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj.

https://kallxo.com/besim-beqaj-largohet-nga-qeveria/?fbclid=IwAR1MndLaUDT-DjVUZLFaw8_HnMQutDKyRB5OPsuXPwSvTdFpc4yDxWO984I

 

https://kallxo.com/zyrtaret-e-larte-te-pdk-se-me-aktakuza-qe-u-shkarkuan-nga-kadri-veseli/