Tryeza e mbajtur nga LDK, Foto: Kallxo.com

Deputeti i AAK-së: Tryeza e partive politike është bërë si Darka e Lamës

Deputeti nga radhët e AAK-së, Muharrem Nitaj, tryezat e organizuara nga partitë politike i ka quajtur si Darka të Lamës.

“Kjo “Tryeza e partive politike” është bërë si Darka e Lamës, ku secilit i bjen të presë e të shkojë tek secili!”, ka shkruar Nitaj në Facebook.

Më tej deputeti i AAK-së ka thënë se tjetër gjë nuk mund të pritet prej tryezave, sepse babëzia politike e ka vrarë arsyen, qoftë edhe për të biseduar, e lëre më për t’u marrë vesh.

“Prandaj më e mira është të mos mbahen hiç!”, ka shkruar Nitaj në Facebook.

Ndryshe Lëvizja Vetëvendosje ka thirrur për të premten një tryezë ku sipas VV-së do të diskutohet për mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Ftesa për të marrë pjesë në këtë tryezë u është dërguar të gjitha partive politike.

Javë më parë LDK dhe PDK kanë thirrur tryeza më partitë e vendit ku është diskutuar për situatën politike në vend./21Media