Deputeti i AAK-së: Deklarimet e ministrit Lluka janë ‘fontanë dëshirash’

Në seancën e jashtëzakonshme për gjendjen ne Telekom deputeti i AAK-së, Blerim Kuçi, kritikoi ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka për qëndrime si ‘fontanë dëshirash’

“Ministri, edhe pse kam respekt për të, foli me ‘do të’. Ajo ‘do të’, ministër, është një fontan dëshirash dhe iluzion. Është një thënie të gjithë kanë qef më shku në parajsë por kurrkush s’ka qef me vdekë, duhet me marrë përgjegjësinë akterët që e kanë pru në këtë gjendje këtë ndërmarrje”, tha ai.

Tutje deputeti Kuçi tha që tani qeveria por edhe vet ministri Lluka e kanë mundësinë për përmirësimin e gjendjes në Telekom.

“Tash e tutje përgjegjësia është e juaja dhe e qeverisë Haradinaj, jo me thonë e kanë prish e kanë prishë, tash e ki mundësinë edhe hajde ndreqe ti” tha ai.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka në seancën e sotme, ka treguar për dy letrat që do ta vulosin të ardhmen e Telekomit dhe si dhe Z-mobile.

“Sa i përket raportit mes Telekomit dhe Dardafonit janë dy gjëra që përcaktojnë të ardhmen, e para duhet të bëhet një ekspertize nga katër kompanitë financiare në botë, që do të bëhet një matricë financiare për ta vlerësuar dëmin apo mos dëmin që kontrata shkakton për Telekomin, e dyta duhet të bëhet një interpretim ligjor nga ekspert të jashtëm, dhe këto dy letra do të vendosin të ardhmen mes Telekomit dhe Z-mobile, tha Lluka.