Deputetët zgjodhën tre anëtarë të Bordit të RTK-së

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë zgjedhur sot tre anëtarë të rinj të Bordit të RTK-së.

Në votimin e sotëm morën pjesë 65 deputetë ndërsa 3 nga fletëvotimet kanë qenë të pavlefshme.

Votimi ka nxjerrë Agron Gashin me 43 vota, Sali Bashotën me 39 dhe Lirim Gecin me 39 vota si fitues ndërsa tre të tjerët Arlinda Demiri, Vilma Biba dhe Emira Bajçinca nuk kanë marrë votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur.