Vendi ku vdiq Xheneta Gashi - Foto: KALLXO.com

Deputetët Preken nga Vdekja e Trevjeçares

Deputetja e PDK-së Blerta Deliu kërkoi që të zbulohen përgjegjësit e shembjes së objektit në Qendrën Historike të Prizrenit që ishte fatale për këtë vajzë të vogël

“Nuk mund të jemi të heshtur karshi rastit tragjik në Prizren, ku humbi jetën 3 vjeçarja. Drejtësia duhet të veprojë dhe të dihen saktë shkaqet e kësaj tragjedie,” tha Deliu.

Ajo kërkoi që të ndihmohet nëna dhe vëllai i vajzës së vdekur.

“Kërkoj urgjentisht nga institucionet të ndihmojnë familjen e vajzës. Ata kanë nevojë për rehabilitim dhe mbrojtje,” tha Deliu.

Por Lirije Gashi e ëma e Xhenetës kur foli dje për KALLXO.com, tregoi se pas vdekjes së vajzës për të më shumë rëndësi se ndihma ka gjetja e fajtorëve për tragjedinë.

http://kallxo.com/nena-e-xhenetes-kerkon-drejtesi/

Komuna e Prizrenit i ka premtuar Lirije Gashit ndërtimin e shtëpisë për të dhe djalin e saj.

Blerta Deliu në Kuvend tha se edhe shtëpi të tjera rrezikojnë të shemben.

“Shtëpi të cilat rrezikojnë të shemben ka në Prishtinë dhe shumë qytete tjera,” tha Deliu.

Për vdekjen  trevjeçares nga shembja e shtëpisë foli edhe deputeti i “Vetëvendosjes” Mytaher Haskuka.

Ai këtë ngjarje e konsideroi krim.

“Javën e kaluar në Prizren ka ndodhur krim, nuk ka qenë fatkeqësi. Ajo vdiq nga një mur i një shtëpie që ishte nën mbrojtjen e shtetit,” tha Haskuka.

Dje në Prizren disa organizata të shoqërisë civile në një protestë për vdekjen e trevjeçares Xheneta Gashi kërkuan dorëheqjen e kryetarit Ramadan Muja dhe ministrave Kujtim Shala e Ferid Agani.

http://kallxo.com/pak-qytetare-ne-protesten-pas-tragjedise-ne-prizren/

Xheneta Gashi vdiq më 6 qershor nga plagët e marra pas shembjes së një objekti.

http://kallxo.com/faji-jetim-per-vdekjen-e-katervjecares-ne-prizren-2/