RTK - Foto: Atdhe Mulla

Deputetët fillojnë votimin për zgjedhjen e tre anëtarëve të Bordit të RTK-së

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë filluar votimin për zgjedhjen e tre anëtarëve të Bordit të RTK-së.

Xhevahire Izmaku, në emër të komisionit Ad-hoc, tha se pas shqyrtimit të biografive dhe intervistimit të kandidateve për anëtar të Bordit të RTK-së vendosi që Kuvendit t’ia paraqes këtë rekomandimin për emërimin e tre anëtarëve të Bordit.

“Për tre pozita nga radhët e komunitetit shqiptar propozohen 6 kandidatë: Emira Bajqinca, Agron Gashi, Vilma Biba, Sali Bashota, Lirim Geci dhe Arlinda Demiri”, tha Izmaku.

Anëtarët e Bordit emërohen me mandat 3 vjeçar.