Deputetët e vazhdojnë pauzën, Kuvendi mbyll seancën

Shumica dërmuese e deputetëve të Kuvendit të Kosovës nuk janë kthyer në sallën plenare për vazhdimin e seancës.

Seanca e nisur sot pas orës 10:00, është dashur të vazhdonte me fillim nga ora 15:00.

Por, nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, për shkak të mungesës së kuorumit i mbylli punimet.

“Sipas të gjitha gjasave deputetët nuk dojnë me ardhë në sallë. Unë e mbylli seancën dhe për vazhdimin e saj ju njoftojmë pastaj”, tha ai.

Kuvendi i Kosovës sot nuk ka arritur të realizojë asnjë votim edhe pse kishte mbi 30 pika të rendit të ditës, për shkak të mungesës së kuorumit në vendimmarrje.

https://kallxo.com/opozita-nuk-voton-nuk-kalon-asnje-nga-pikat-e-kuvendit/