
Opozita e kaluar përdori gaz lotsjellës për të penguar miratimin në Kuvend të Marrëveshjes së Demarkacionit – Foto: KALLXO.com
'Deputetët e Lotsjellësit' në Pritje të Ligjit për Amnisti
Projektligji që amniston deputetët për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend, tashmë, është në sirtarët e Qeverisë dhe pritet që jo larg i njëjti të procedohet në Kuvend për miratim.
Një nismë e tillë e nënshkruar nga deputetë të gjitha partive, përjashtuar, LDK-në, nga kjo e fundit po konsiderohet si skandal i radhës.
Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj tha se një veprim i tillë do ta legjitimoj përdorimin e mjeteve jo politike brenda Kuvendit të Kosovës.
“Projektligji ka të bëjë me amnistimin e të gjithë atyre deputetëve që kanë përdorur gazin lotsjellës në Kuvendin e Kosovës për një periudhë të caktuar, nënshkruesit e kësaj nisme janë deputetë të tërë subjekteve politike të në Kuvend dhe ne po mendojmë që kjo është një iniciativë jashtëzakonisht e dëmshme, sepse ka një tendencë për të legjitimuar përdorimin e mjeteve jo politike brenda Kuvendit të Kosovës”, ka thënë deputeti Selmanaj.
Ndërsa deputeti Rexhep Selimi beson se kjo nismë do të marrë mbështetjen e deputetëve.