Deputetët Diskutojnë për Faturat e Veriut

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore dhe Persona të Pagjetur do të diskutojë sot për raportin e Avokatit të Popullit, në lidhje me faturimin e energjisë elektrike të shpenzuar në katër komunat veriore të Kosovës.

Në Komision është i ftuar edhe Avokati i Popullit, Hilmi Jashari  ndërsa në këtë mbledhje pritet që të diskutohet edhe propozimi për zgjedhjen e 5 zëvendësuesve të Avokatit.

Është hera e tretë që ky Komision paralajmëron mbledhjen në lidhje për faturat e rrymës por që është shtyrë për shkak të mbajtjes së seancave.