Dënohet me kusht i akuzuari për ryshfet

Reshat Bajrami, i akuzuar për dhënie ryshfeti ndaj rojes së pyellit , u dënua sot nga gjykata e Gjilanit.

Gjyqtari i vetëm gjykues Islam Thaqi, njoftoi se të akuzuarit në fjalë i ka shqiptuar dënim me burgim prej 90 ditëve me kusht që brenda dy viteve, mos të kryej vepër të re penale.

Për shkak se i akuzuari ka dëshmu që është me gjendje të rëndë sociale, gjykata e ka liruar atë nga pagimi i shpenzimeve të procedurës gjyqësore, njoftoi gjyqtari Thaqi.

Si rethanë lehtësuese gjykata mori për bazë pranimin e fajësisë nga i pandehuri dhe faktin se ai është penduar për veprën e kryer dhe se, ka dëshmuar që është shfrytëzues i asistencës sociale, tha në fund të njoftimit gjyqtari Islam Thaqi.

Në seancën e kaluar Bajrami kishte pranuar vullnetarisht fajësinë për këtë vepër penale, duke i kërkuar trupit gjykues që t’ja shqiptojë një dënim sa ma të butë.

https://kallxo.com/gjykimi-i-rojtarit-te-pyllit-ne-gjilan-nje-i-akuzuar-pranon-fajesine/

Sipas aktakuzës, i pandehuri Reshat Bajrami akuzohet se ka kryer veprën penale dhënie ryshfeti, sepse si kundër-shpërblim për të hollat që ia kishte dhënë të pandehurit Sabri Miftari(rojtar pyelli), kishte marrë dru në pyllin e pronës shtetërore në mënyrë kundërligjore.

Në këtë gjykim i akuzuar për marrje ryshfeti është edhe Sabri Miftari- rojtar pyelli nga komuna e Vitisë, por ndaj tij është veçuar procedura penale, sepse i njëjti në seancën e kaluar kishte deklarua se nuk pranon fajësinë dhe nuk e ndien vetën fajtor për veprën që akuzohet.

https://kallxo.com/gjilan-shtyhet-seanca-per-ryshfet/