Dënohet ish-Zyrtari i Kuvendit Komunal të Prishtinës

Ish-zëvendëskryesuesi i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Engin Beyoglu është dënuar me 3 muaj burgim me kusht dhe 300 euro gjobë. Beyoglu akuzohet nga Prokuroria se gjatë mandati të tij në vitin 2012 nuk kishte deklaruar pasurinë në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

I ulur në bankën e të akuzuarve, Beyoglu ka pretenduar se nuk ishte njoftuar me kohë për obligimin për të raportuar pasurinë. Megjithatë, pas vlerësimit të gjykatës doli se Beyoglu nuk përmbushi obligimin ligjor.

KALLXO.com ka raportuar edhe më herët për raste të ngjashme.

http://kallxo.com/berat-buzhala-denohet-me-1-mije-e-400-euro-per-mosdeklarim-pasurie/

http://kallxo.com/nait-hasani-shpallet-i-pafajshem/

http://kallxo.com/duda-balje-shpallet-e-pafajshme/

http://kallxo.com/4-muaj-burg-me-kusht-per-asamblistin/