Gjykimi për vjedhje - Foto: KALLXO.com

Dënohet i akuzuari për vjedhje të 3 televizorëve dhe një playstation

Gjykata e Gjakovës ka shpallur aktgjykimin në rastin e Besnik Rudit, i akuzuar për vjedhjen e tre televizorëve, një playstation dhe 4 gjostika në lokalin “Play Statiion Telax”, në Gjakovë.

I akuzuar për veprën penale  vjedhje e rëndë, Rudi u dënua me 12 muaj burg dhe 200 euro gjobë.

Prokuroria pretendon se në gusht të vitit 2014, Besnik Rudi në lokalin “Play Station Telax”, në Gjakovë, pronë e Syart Kasapit, ia kishte marrë pasurinë e paluajtshme.

Në gjykimin e sotëm, i akuzuari e pranoi fajin për veprën që i ngarkohet.

Ndërkaq në seancën e kaluar, Rudi kishte thënë që “nuk më kujtohet që e kam kryer këtë vepër penale”.

Kurse, i dëmtuari Syart Kasapi nuk kishte kërkuar kompensim të dëmit të shkaktuar nga këtu i akuzuari.

Në aktakuzë thuhet se i pandehuri Besnik, në mënyrë që vetit t’i sjellë përfitime pasurore të kundërligjshme, i heq profilat nga dritarja e lokalit e pastaj e heq edhe dritaren dhe futet brenda.

Gjithnjë sipas aktakuzës së Prokurorisë, i pandehuri prej aty merr tre televizorë të tipit “Premium” 42 inç, një playstation dhe 4 gjostika, e më pas largohet nga vendi i ngjarjes.

Me këto veprime dyshohet të ketë kryer veprën penale të vjedhjes së rëndë.

https://kallxo.com/besnik-rudit-si-kujtohet-vepra-penale-per-te-cilen-akuzohet/

Kallxo.com