Dënohet 3 vjet burg dhe 5000 euro gjobë për 61 kg marihuanë

Gjykata Themelore e Mitrovicës e ka dënuar Denis Isufin me dënim me burg efektiv prej 3 vitesh dhe me gjobë në vlerë 5000 euro për shkak se të njëjtit i ishin gjetur në veturë 61 kg substancë narkotike të llojit marihuanë

Në aktgjykimin e shpallur nga trupi gjykues me kryetar Avni Mehmeti, si dënim plotësues është urdhëruar konfiskimi – shkatërrimi i substancave narkotike.

Ndryshe Denis Isufi shtetas i Shqipërisë akuzohej se së bashku me të pandehurin tjetër Enea Ullini për substanca narkotike të dyshuara të llojit marihuanë.

Në mars të këtij viti rreth orës 02:00 në Skenderaj patrulla e policisë kanë vërejtur të dyshuarit duke lëvizur ku i kanë ndaluar.

Policia i kishte pyetur se përse ishin në atë kohë në rrugë ata ishin përgjigjur se kishin qenë duke e pritur një shok të cilin më pas kishin pasur plan ta dërgonin në Shqipëri.

Më pas policia duke e kontrolluar të pandehurën Enea Ullini (për të cilën tashmë në gjykatë ka përfunduar procedurat pasi dhe Enea Ullini është dënuar me tre vite burgim efektiv dhe pesë mijë euro gjobë, pas arritjes së marrëveshjes për pranim të fajësisë, në mes të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, të akuzuarit Enea Ullini dhe mbrojtësit të tij, avokatit Mahmut Halimi) të njëjtit i kishte gjetur çelësin e veturës.

Kurse pas kontrollit të veturës në të ishin gjetur dhe konfiskuar tri çanta të mbushura me substanca narkotike të dyshuara  të llojit marihuanë e që sipas matjes kanë rezultuar me peshë rreth 61 kg e 610 gr, dhe më pas të dyshuarit ishin arrestuar nga ana e policisë.

Me këtë akuzoheshin se kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge “, thuhet në akuzë.