Dënimi i policëve | Foto: KALLXO.com

Dënohen Policët- I Morën Ryshfet një Shoferi të Dehur

Tafa Murseli e Arben Shala, dy zyrtarë policorë janë dënuar sot nga Gjykata Themelore në Prishtinë për marrje ryshfeti.

Gjykata i dënoi Murselin e Shalën me nga 6 muaj burg, të cilin mund ta kthejnë në gjobitje me nga 3600 euro.

Prokuroria Themelore në Prishtinë akuzonte zyrtarët policorë Tafa Murseli dhe Arben Shala se në shkurt të vitit 2014 në Rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë, nuk i kanë përmbushur detyrat e tyre zyrtare.

Sipas aktakuzës, atë ditë këta dy zyrtarë policorë pranuan ryshfetin prej 100 eurosh nga S. B. që të mos hapin rast penal ndaj tij.

S. B. në shkurt të vitit 2014 teksa po voziste në gjendje të dehur kishte shkaktuar aksident në Prishtinë.

KALLXO.com ka shkruar edhe për raste tjera të dënimit të policëve për marrje ryshfeti.

http://kallxo.com/tre-police-te-autostrades-denohen-per-marrje-ryshfeti/

http://kallxo.com/denohet-kusht-polici-per-marrje-ryshfeti/