Seanca ndaj Arbnor Zymberit, i akuzuar për narkotik, Foto: Kallxo.com

Dënimi për të akuzuarin për mbajtje të paautorizuar të narkotikëve

Gjykata Themelore në Gjakovë, ka dënuar me gjashtë muaj burgim efektiv si dhe me 1200 euro gjobë, të akuzuarin, Arbnor Zymberin.

I akuzuari, Arbnor Zymberi ka pranuar fajësinë për veprën penale të blerjes, posedimit, dhe shpërndarjes së paautorizuar të narkotikëve, të ngarkuar nga Prokuroria Themelore në Gjakovë.

Kryetari i trupit gjykues Nikollë Komani, në përmbajtjen e dënimit ngarkon të akuzuarin edhe me 100 euro shpenzime procedurale.

Gjyqtari Komani në seancën e mbajtur me datë 12 Korrik, kishte aprovuar marrëveshjen mbi pranimin e fajësisë e lidhur në mes të akuzuarit dhe Prokurorisë.

Sipas aktakuzës dyshohet se i akuzuari më parë ishte furnizuar pa autorizim për barna narkotike, substanca psikotrope, materie narkotike të llojit marihuana, hashash dhe kokainë.

Gjatë kontrolit në lokalin e lojërave të fatit “Kajot”, që gjendet në rrugën “Emin Dervishdana” në Gjakovë, me datën 28 Gusht të vitit të kaluar, rreth orës 22:00 janë gjetur qese najloni me ngjyra, forma dhe sasi të ndryshme të mbushura me substancë narkotike- thuhet në aktakuzë.

Gjithnjë sipas aktakzës së Prokurorisë, sipas raportit të ekspertizës së Agjencionit të Kosovës për Forenzikë në Prishtinë, ka rezultuar se janë të llojit Kanabis (Marihuanë) që përmban Tetrahidokanabinol, në peshë prej 626.19 gram, pastaj Kanabis (Hashah) në peshë prej 4.24 gram, dhe Kokainë në përzierje me Benzokainë, Levamisol dhe Tetrahidrokanabinol në peshë prej 10.28 gram.

Me këto veprime dyshohet se i akuzuari ka kryer veprën penale, blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të pautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge, nga neni 273, paragrafi 1 i KPRK-së.

Ndërsa shpallja e atkgjykimit lidhur me dënimin e të akuzuarit pritet të bëhet të hënën.

https://kallxo.com/shtyhet-gjykimi-per-droge-per-shkak-te-gjendjes-shendetesore-te-prokurorit/

https://kallxo.com/gjakove-i-akuzuari-qe-u-kap-me-droge-e-pranon-fajesine/