Ramadan Muja ne Seance Gjyqesore

Dënimi i Ramadan Mujës, flet avokati i tij

Mbrojtësi i ish-kryetarit të Prizrenit Ramadan Muja, avokati Ruzhi Berisha në një prononcim për KALLXO.com ka paralajmëruar ankesë ndaj vendimit të djeshëm të Gjykatës së Gjilanit me anë të të cilit Ramadan Mujës i është shqiptuar dënimi me burgim me kusht prej 1 viti.

Muja është shpallur fajtor për dy pika të aktakuzës nga gjithsej katër për të cilat akuzohej. Atij Gjykata i ka shqiptuar dënim me burgim me kusht prej 1 viti me kusht që brenda dy viteve të ardhshme të mos kryej ndonjë vepër të re penale.

Ramadan Muja, akuzohej për katër pika të keqpërdorimit të detyrës apo autoritetit zyrtar.

Avokati Berisha për KALLXO.com ka deklaruar se ende nuk e ka pranuar aktgjykimin por ka thënë se “gjithsesi”, do të bëjë ankesë lidhur me dy pikat për të cilat Gjykata e ka shpallur fajtor të mbrojturin e tij.

Edhe mbrojtësi i të akuzuarit Minir Krasniqi, avokati Pjetër Përgjokaj ka deklaruar se nuk është i kënaqur me vendimin e Gjykatës së shkallës së parë. I njëjti tha se pasi që të pranoj aktgjykimin do të deklarohet edhe lidhur me ankesën duke shtuar se është shumë i pakënaqur pasi që sipas tij në veprimet e të mbrojturit të tij nuk ka elemente të veprës penale.

 

https://kallxo.com/denohet-ramadan-muja/

 

Sipas avokatit Rexhep Hasani veprimet e të mbrojturit të tij kanë qenë të ligjshme dhe nuk kanë përbërë asnjë element të veprës penale. Avni Ademaj, është dënuar me 5 muaj burgim me kusht që brenda 1 viti mos të kryej vepër të re penale.

Lidhur me dënimet e shqiptuara nga Gjykata e shkallës së parë, Prokurorja speciale Frikrije Fejzullahu ka deklaruar se ende nuk e ka pranuar aktgjykimin e Gjykatës së Gjilanit dhe vetëm pasi që ta pranoj aktgjykimin do ta shqyrtoj edhe do te vendos lidhur me ankesën.

Sadik Paçarizi u dënua me burgim prej 6 muajve me kusht që për një vit mos të kryej vepër të re penale.

Për pikën të katërt, është refuzuar akuza sepse është parashkruar vepra penale për këtë akuzë.

Në akuzën e përfaqësuar nga prokurorja e shtetit Fikrije Fejzulahu-Krasniqi thuhet se:

Ramadan Muja, akuzohej për katër pika të keqpërdorimit të detyrës apo autoritetit zyrtar.

Me të njëjtën akuzë, bashkë me kreun komunal të Prizrenit, ngarkohen edhe katër zyrtarë të kësaj komune.

Sadik Paçarizi, drejtor i Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Avni Ademaj, Abdullah Tejeci, dhe Minir Krasniqi- drejtor i Drejtorisë së Administratës

Rasti ndaj Mujës dhe të tjerëve ishte vendosur më parë nga Gjykata e Prizrenit

Muja për katër pikat e aktakuzës në gjykimin e parë ishte dënuar me burgim prej dy vjetësh, me kusht që ai të mos kryejë vepra tjera penale gjatë 3 vjetëve. Ai po ashtu mori edhe dënimin plotësues, ndalimin e ushtrimit të funksioneve publike në kohëzgjatje prej 30 muajsh.

Në rastin e njëjtë të gjykuar nga Gjykata e Prizrenit, Minir Krasniqi, ish-drejtor i Administratës Publike, ishte dënuar me 1 vjet e 6 muaj burgim me kusht që për dy vjet të mos bëjë vepër tjetër penale. Si dhe të mos ushtrojë funksione publike për 18 muaj.

Kadri Ukimeri, ish-drejtor i Gjeodezisë, dhe Sadik Paçarizi, ish-drejtor i Urbanizmit, ishin dënuar me 8 muaj burgim me kusht që për 2 vjet të mos bëjnë vepër tjetër penale. Ndaj Kadri Ukimerit tani është pushuar procedura penale pasi që i njëjti tashmë është i ndjerë.

Avni Ademaj, ish-drejtor i Gjeodezisë dhe Kadastrës, u dënua me 5 muaj burgim me kusht që për 1 vit të mos shkaktojë vepra tjera penale.

Rasti i Ramadan Mujës kishte shkuar deri në Gjykatën Supreme, e cila më pas e kishte kthyer atë në Gjykatën e Apelit. Dhe më pas Gjykata e Apelit kishte vendosur që rastin ta kthej në rigjykim.

Pastaj Gjykata e Apelit vlerësoi se Gjykata Themelore në Prizren, është jo-kompetente për ta gjykuar këtë çështje, andaj vendosi që Departamenti i Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjilan ka kompetencë territoriale për gjykimin e Mujës dhe të tjerëve.