Gjykata Themelore në Gjakovë | Foto: KALLXO.com

Dënim me Kusht për Eurot e Falsifikuara

Gjykata Themelore në Gjakovë ka shpallur fajtore dhe ka dënuar me kusht  Eleonora Kelmendin për falsifikim të parasë.

“Të akuzuarës Eleonora Kelmendi i shqiptohet dënimi me burgim në kohëzgjatje prej 6 muajsh, i cili dënim nuk do të ekzekutohet nëse e akuzuara brenda kohës së verifikimit në afatin prej 1 viti, nuk kryen vepër tjetër penale”, u tha sot në gjykatë.

Eleonora Kelmendi akuzohet për veprën penale falsifikim i parasë.

Sipas aktakuzës, Eleonora Kelmendi ngarkohet se në shkurt të këtij viti në Dyqanin “Dija” në Gjakovë që ndodhet në Rrugën “Shaban Polluzha” ka vënë në përdorim paranë e falsifikuar.

Gjithnjë sipas aktakuzës, e akuzuara për dy pako cigare të blera i ka dhënë shitëses kartëmonedhën prej 100 eurove, ndërsa gjatë verifikimit ka rezultuar se kartëmonedha ishte e falsifikuar.

KALLXO.com ka shkruar edhe për raste tjera të falsifikimit të parasë dhe për dënime rreth kësaj çështjeje. Shkrimet e tilla mund t’i lexoni këtu.