Arkiv - Gjykimi ndaj Izet Hoti - Drejtor i Gjimnazit - Malishevë

Dënim me burg dhe gjobë për 1500 Euro ryshfet ndaj drejtorit të Gjimnazit në Malishevë

I akuzuari Izet Hoti, drejtor i shkollës së mesme të Malishevës “Hamdi Berisha” është shpallur fajtor dhe është dënuar me burg në kohëzgjatje prej tetë muaj dhe dënim me gjobë në shumën prej njëmijë euro, në akuzat për marrje ryshfeti.

Gjykata e Gjakovës e ka shpallur sot aktgjykimin dënues kundër të akuzuarit Izet Hoti për veprën penale, “Marrja e ryshfetit”.

“Pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor të zhvilluar kundër të akuzuarit I.H., gjykata ka ardhur në përfundim se në bazë të gjendjes së vërtetuar faktike, i akuzuari, në cilësinë e personit zyrtar (drejtor shkolle) ka kërkuar ryshfet në shumën prej njëmijë e pesëqind (1500) euro nga G.K., menaxher në restorant “B…-.” në Malishevë për të organizuar mbrëmjen e maturës të vitit 2018”, thuhet në njoftimin e Gjykatë së Gjakovës.

KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi lidhur me këtë proces gjyqësor.