Sulm/ Ilustrim

Dëmton Pompën e Derivateve dhe Rrah Policin

Një zyrtar policor ka pësuar lëndime trupore pasi ka hasur në rezistencë nga një i dyshuar për demolimin e një pompe të derivateve në Kamenicë

Sipas policisë, burri i nacionalitetit serb mbrëmë rreth orës 20, e ka thyer aparatin e pompës së derivateve.

I dyshuari ishte nën ndikim të substancave narkotike dhe gjatë arrestimit  të tij ai ka goditur policin me këmbë në fytyrë duke i shkaktuar lëndime trupore.

Përderisa polici ka marrë tretman mjekësor mjekësor në Q.K.M.F në Kamenicë,  i dyshuari pas tretmanit mjekësor dërgohet në Gjilan në repartin e neuropsikiatrisë .