Foto: Ec ma ndryshe

Dëmtohet pjesa artistike e 'Urës së kaltër të dashurisë' në Prizren, reagon ‘EC ma ndryshe’

Persona të pandërgjegjshëm kanë dëmtuar veprën artistike “Ura e kaltër e dashurisë” në Prizren, e cila që nga viti 2015 është shndërruar në një atraksion për banorët dhe vizitorët e këtij qyteti.

Përmes një postimin në fejsbuk organizata “Ec ma ndryshe” njofton se gjatë natës së djeshme është dëmtuar pjesa artistike e “Ura e kaltër e dashurisë”.

“EC Ma ndryshe” fton organet e rendit në Prizren që të hetojnë këtë rast dhe mbesim me shpresën që përgjegjësit do të dalin para drejtësisë.

“EC Ma ndryshe kërkon që institucionet përgjegjëse të marrin masa adekuate që raste të tilla të mos përsëriten në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e kësaj organizate.

“Ura e kaltër e dashurisë”, është një prej shumë urave që lidhin dy brigjet e Lumbardhit në Prizren, që dikur njihej edhe si “Ura e Naletit”.

Vite më parë, në kuadër të  projektit të EC-it  “Aktivizmi kulturor dhe urban në Prizren”, u realizuar vepra artistike e Doruntina  Ukimeri, në këtë urë dhe që nga viti 2015, kjo urë njihet si  “Ura e kaltër e dashurisë”.