Dëmtohet gypi i ujësjellësit në lagjen Aktash, kompania njofton kur pritet rikthimi i ujit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se që nga ora 10:00 e mëngjesit lagjja Aktash, përkatësisht rruga “Agim Ramadani” ka mbetur pa ujë të pijes.

Deri te mungesa e ujit të pijes ka ardhur s ipasojë e dëmtimit të gypit të ujësjellësit nga palë të treta.

Furnizimi me ujë të pijes në lagje do të rikthehet pas orës 18:00.

Nga ujësjellësi kanë njoftuar se për dëmtimin e gypit janë njoftuar nga një qytetar dhe jo nga punëkryesi që ka shkaktuar dëmin.

Zëdhënësja e “KRU Prishtina” Arjeta Mjeku ka thënë se natyra e dëmit është tejet e ndërlikuar dhe kërkon kohë për sanim, ndërsa furnizimi me ujë të pijes në lagje do të rikthehet pas orës 18:00. /21Media/.