Tualeti i dëmtuar në pallat | Foto: KALLXO.com

Dëmtohen Tualetet në Pallat të Drejtësisë

Tualetet janë dëmtuar në pjesën e Pallatit të Drejtësisë ku është e vendosur Departamenti i Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Prishtinë

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës Mirlinda Gashi këtë veprim të kryer në vendin ku janë të vendosura institucionet e drejtësisë e cilësoi të qëllimshëm.

“Siç duket ky veprim  është një veprim i qëllimshëm nga palët,” tha Gashi.

Ajo tregoi se po merren masa që tualetet të rikthehen në gjendjen e mëparshme.

“Është njoftuar  kompania e mirëmbajtjes së objektit të gjykatës lidhur me këtë çështje andaj është duke u punuar për të sajuar këtë problem,” sqaroi Gashi.

KALLXO.com në lidhje me këtë dëmtim i ka shkruar edhe Ministrisë së Administratës Publike, por ende nuk ka marrë përgjigje prej saj.

Nga fotografitë e KALLXO.com shihet se tualeteve të dëmtuara u janë thyer guaskat.

Watermarked Photo (2)

Vendosja e personelit dhe pajisjeve të gjykatave në Pallatin e Drejtësisë nisi në janar të vitit të kaluar.

http://kallxo.com/pallati-i-drejtesise-nis-te-mbushet-me-orendi-dhe-pajisje/

Pallati i Drejtësisë është projekti më i madh i financiar nga BE-ja në Kosovë, me një vlerë të përgjithshme mbi 30 milionë euro.

BE-ja ka mbështetur financiarisht ndërtimin e katër prej pesë ndërtesave të kompleksit, ndërsa Qeveria e Kosovës ka ndërtuar të pestën, si dhe është angazhuar për kryerjen e punëve që ndërlidhen me infrastrukturën.

Për probleme tjera në Pallatin e Drejtësisë KALLXO.com shkroi edhe më herët.