Dëmtohen tabelat me emrin e rrugëve në Prishtinë

Një qytetar ka dërguar disa foto në adresë të KALLXO.com, ku shihet që në rrugën Hakif Zejnullahu në kryeqytet, janë dëmtuar tabelat që shënojnë emrin e rrugës.

Sipas qytetarit, nuk ka informacion se kush i ka dëmtuar këto tabela, ndërsa në pamje të parë duket që është dëmtuar nga ndonjë veturë.