Dëmtimi i tualetit | Foto: KALLXO.com

Dëmtohen Përsëri Tualetet në Pallat

Në objektin ku u dëmtua tualeti është i vendosur Departamenti i Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Prishtinë, ndërsa dy tualete nga gjithsej katër në këtë pjesë të Pallatit të Drejtësisë u dëmtuan edhe më 5 tetor.

Atë ditë zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë Mirlinda Gashi e kishte konsideruar dëmtimin të qëllimshëm, duke bërë me dije se është njoftuar kompania e mirëmbajtjes dhe dëmi i shkaktuar në tualete do të sanohej.

http://kallxo.com/demtohen-tualetet-ne-pallat-te-drejtesise/

Por njëri nga këto tualete është dëmtuar përsëri pas riparimit, duke u nxjerrë tërësisht nga vendi dhe duke u thyer guaska e tij.

KALLXO.com kontaktoi përsëri zëdhënësen Gashi për të marrë përgjigje rreth dëmtimit të sërishëm të tualeteve, por ajo nuk iu përgjigj këtij interesimi.