Demokracia Studentore me Aksion Pranë Kishës në Kampusin e UP-së

Demokracia Studentore sot prezanton dëshmitë e vendosjes me dhunë të Kishës Ortodokse në hapësirat e UP-së.

“Demokracia Studentore për ta kundërshtuar vendimin e gjykatës së Apelit, e cila ka vendosur pro Kishës Ortodokse që me dhunë është ndërtuar nga kasapi i Ballkanit Sllobodan Milloshoviq, dhe me këtë vendim UP-ja po humb shtatë hektar tokë! Ne si organizatë studentore dhe si studentë do ta mbajmë një aktivitet simbolik për të prezantuar dëshmitë e vendosjes me dhunë të këtij objekti”, thuhet në njoftimin e  Demokracisë Studentore.

Aktiviteti simbolik do të mbahet para Kishës në kampusin e UP-së.