Mbyllja e syve | Foto: KALLXO.com

Demokracia Studentore ‘Ia Mbyll Sytë’ Hasan Prishtinës

Organizata “Demokracia Studentore” e udhëhequr nga Mexhid Ramusa po vazhdon aksionet studentore për shkarkimin e rektorit Marian Dema.

Kjo organizatë gjatë  aksionit të ditës së sotme para rektoratit,  ia mbylli sytë shtatores së Hasan Prishtinës.

Sipas kryetarit të kësaj organizate, rektori Dema ka bërë shpëlarje parash dhe nuk e meriton të jetë në pozitën që ka.

Ramusa tha se arsyeja se përse kanë vendosur t’ia mbyllin sytë shtatores së Hasan Prishtinës është që ai të mos e shohë gjendjen në të cilën ndodhet universiteti që bart emrin e tij.

“Kemi vendosë me ia mbyllë sytë Hasan Prishtinës që ai të mos e shohë gjendjen e Universitetit Hasan Prishtina “, tha Ramusa.

KALLXO.com ka raportuar gjatë ditës për grindjen e Ramusës me personelin e sigurimit të rektoratit.

Pas kësaj grindjeje Ramusa dhe një pjesëtar i sigurimit të rektoratit janë shoqëruar në polici.

http://kallxo.com/foto-pjesetari-i-sigurimit-te-up-se-shoqerohet-ne-polici/

http://kallxo.com/video-arrestohet-kryetari-i-nje-organizate-studentore/