Kisha ortodokse në kampusin e Universitetit të Prishtinës | Foto: Atdhe Mulla

Demokracia Studentore Aktivitet Kundër Vendimit për Tokën e Kishës

Organizata Demokracia Studentore, ka paralajmëruar një aktivitet para Kishës Ortodokse në kampusin e Universitetit të Prishtinës, si kundërshtim ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit që la nën pronësi të Kishës Ortodokse një pjesë të kampusit të UP-së.

KALLXO.com raportoi se  Gjykata e Apelit në Prishtinë ka marrë vendim që ta hedhë poshtë si të pabazuar ankesën e Universitetit të Prishtinës, ‘Hasan Prishtina’, lidhur me vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës për ta konsideruar të tërhequr padinë e UP-së për pronësinë e tokës ku gjendet kisha e p funksionalizuar.

http://kallxo.com/ekskluzive-humb-gjyqin-toka-ne-kampus-mbetet-kishes/

Rreth këtij vendimi kishin reaguar UP-ja dhe Demokracia Studentore që tani po planifikon që të dëshmojë vendosjen me dhunë të objektit të kishës ortodokse në tokën e kontestuar.

Në një njoftim për media, Demokracia Studentore tha se aktiviteti që do të mbahet nesër në orën 11:00 do të ketë për qëllim reagimin ndaj humbjes së tokës nga UP-ja

“Demokracia Studentore për ta kundërshtuar vendimin e Gjykatës së Apelit, e cila ka vendosur pro kishës ortodokse që me dhunë është ndërtuar nga kasapi i Ballkanit Sllobodan Millosheviq, dhe me këtë vendim UP-ja po humb shtatë hektarë tokë! Ne si organizatë studentore dhe si studentë do ta mbajmë një aktivitet simbolik për të prezantuar dëshmitë e vendosjes me dhunë të këtij objekti!”, thuhet në komunikatë.