Demokracia Plus: Politika nuk po ia len pozitat udhëheqëse grave

Organizata “Demokraci Plus” dhe Konrad Adenauer Stiftung kanë prezantuar raportin “Jepja shansin gruas në politikë përmes pozitave udhëheqëse”.

Të dhënat e raportin flasin për një perfaqësim të vogël të gruas në politikë.

Në Qeverinë aktuale, ndonëse janë pesë pozita të Zëvëndëskryeministrit, në to nuk është asnjë grua. As ekzekutivi i kaluar 2014-2017 nuk kishte asnjë grua Zëvëndëskryeministre përkundër që ishin tre zv. Kryeministra.

“Qeveria Haradinaj ka edhe një numër të madh të ministrive, por vetëm dy nga 21 sosh udhehiqen nga gratë. Ndërsa, përfaqësim të vogël gratë kanë edhe në poziten e zv. Ministrave, nga 76 sa janë në total, vetëm 6 janë zv. Ministre” , tha Arta Sejdiu, autore e këtij raporti.

Raporti po ashtu ka hulumtuar edhe përfaqësimin e gruas në nivel lokal.

Të dhënat flasim se asnjë grua nuk udhëheq me asnjë komune të Kosoves. Ndërsa vetëm dy gra janë nënkryetare, në komunën e Suharekës dhe në atë të Mamushës.