Isuf Zejna - Foto: KALLXO.com

Demokracia Plus: E- prokurimi është ndërtuar keq

Sistemi online i prokurimit publik, i quajtur e-prokurimi, nuk po shihet si platforma më e përsosur për nga ana teknike mirëpo implementimi i saj sipas shoqërisë civile është i domosdoshëm.

Isuf Zejna nga Demokracia Plus në emisionin ‘Jeta në Kosovë’ vlerësoi se e-prokurimi nuk është stabil si softwer.

“Kjo platformë është ndërtuar keq. Nuk e di se sa kanë arritur KRPP ta stabilizojë. Ka pasur një  numër shumë të madh të ankesave të operatorëve ekonomikë që kanë dështuar të ofertojnë”, tha Zejna.

Ai megjithatë konsideron se e-prokurimi duhet të implementohet tërësisht për të mbetur forma e vetme e prokurimit publik.

“Unë nuk mendoj që kjo është arsye për të mos funksionalizuar këtë platformë pasi duhet t’i vëmë para një situate që nuk ka alternativë nëse mund ta përdorim ose jo. Përderisa kemi këtë dualizëm që mund të ofertojnë në formë fizike ata e përdorin ofertën fizike. Mbi 90 përqind e ofertave bëhen fizikisht”, tha Zejna.

Lidhur me këtë temë, përballë Jeta Xharrës janë Agron Ibishi, shef i platformës së e-prokurimit në KRPP, Agim Sheqiri, trajner për e-prokurim nga OShP, Driton Selmanaj, kryetar i Komisionit parlamentar për mbikëqyrjen e financave publike, Isuf Zejna nga Demokracia Plus dhe Rinora Gojani nga KOSID.

Emisionin e plotë ‘Jeta në Kosovë’ mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: