Dëmet nga vërshimet, komuna e Vushtrisë i kërkon qeverisë rreth 120 mijë Euro

Komuna e Vushtrrisë në pamundësi që të kompensoj dëmet e shkaktuara në bujqësi si pasojë e vërshimeve, sot zyrtarisht ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të ndaj mjete për kompensimin e dëmeve të shkaktuara.

“Komuna e Vushtrrisë gjatë muajit korrik është goditur nga vërshimet e shiut. Me këtë rast shumë ekonomive familjare dhe bujqve ju janë dëmtuar mbjelljet bujqësore. Komuna e Vushtrrisë, duke u bazuar në ligj, ka themeluar Komisionin për vlerësimin e dëmeve. Megjithatë, Komuna nuk ka buxhet të ndarë për të kryer këtë kompensim” thuhet në kërkesën e Komunës së Vushtrrisë drejtuar Qeverisë.

Në bazë të Komisionit komunal, si pasojë e vërshimeve ekonomive familjare dhe bujqve të Vushtrrisë u janë shkaktuar dëme në vlerë 118 mirë  492 euro.