Demarkacioni i Rregullt por Jotransparent

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, tha sot se ekipi i ekspertëve ndërkombëtare nuk ka gjetur shkelje në procesin e demarkacionit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Në konferencën për shtyp ku u publikua ky raport, kreu i shtetit megjithatë, tha se ka qenë dashur që institucionet të ofrojnë më shumë transparencë ndaj këtij procesi.

“Nga aspekti ligjor dhe teknik, ekspertët ndërkombëtarë nuk kanë gjetur shkelje në procesin e demarkacionit por është dashur të jetë më transparent ndaj publikut”, tha Jahjaga.

Ky Komision i thirrur e përzgjedhur nga unë, ka biseduar me një spektër të gjerë, shtoi ajo, duke ftuar institucionet e Kosovës që të reflektojnë dhe t’i marrin parasysh këto vlerësime.

Pas presidentes Jahjaga fjalën e mori eksperti Fletcher Burton, i cili tha se e di se debatet kufitare mund të jenë të vështira. “Kam përvojë personale këtu”, tha ai.

E di sa të rënda dhe të rëndësishme janë këto debate. Kemi pasur qasje të jashtëzakonshme dhe falenderoj ata që kanë gjetur kohë të na i shpalosin pikëpamjet e tyre, ata që kanë përkrahur dhe kritikët, theksoi eksperti.

Ai tregoi se me kolegët e tij i kanë kaluar disa ditë në kryeqytet, duke biseduar me ata të Qeverisë, opozitës dhe ata që kanë interes akademik. “Kemi pasur tavolinë të rrumbullakët me qytetarër që jetojnë në atë regjion. Kemi udhëtuar në kufi, pastaj kemi udhëtuar përtej maleve. Deshironim të dëgjonim edhe nga Komisioni shtetëror i Malit të Zi, në interes të një analize të paanshme, raport përfundimtar me të gjeturat dhe rekomandimet”, shtoi ai.

Më tej, Fletcher Burton tha se për shkak të përvojës sime kisha njohuri me dokumentet e Kosovës, sidomos Kushtetutës. I kam dhëenë rëndësi të posaçme këtij dokumenti dhe të tjerave. Kriteri legal, bazat ligjore të Komisionit shtetëror dhe në bashkëpunim me anën tjetër.

“Dëshiroj të ndaj me ju të gjeturat e mia: pas analizes sonë kemi gjetur se komsiioni shtetëror i Kosovës ka qenë i vendour në bazë të fortë dhe i vendosur në bazë të fortë ligjore. Për shkak të kësaj, Komisioni i Kosovës ka pasur legjitimitet ligjor”, theksoi eksperti Fletcher Borton.