Demarkacioni Ende Jashtë Agjendës

Veseli tha se për çështjen e ratifikimit të marrëveshjes së demarkacionit do të bisedohet me opozitën.

Veseli paralajmëroi mbajtjen e dy seancave të reja të Kuvendit më 18 e 25 maj.

Ai përmendi Ligjin për Pastrimin e Parave dhe luftimin e terrorizmit si prioritete.

Kryeparlamentari që dje si kryetar i PDK-së kërkoi riformatizim të gjerë të qeverisë së cilës i kanë mbetur bosh dy poste që mbante Hashim Thaçi, sot nuk foli për këtë gjë, edhe pse u pyet nga gazetarët.

http://kallxo.com/veseli-kerkon-riformatizim-te-gjere-te-qeverise/

Veseli deklaroi se mosratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit nuk do ta rrezikojë procesin e liberalizimit.

Demarkacioni me Malin e Zi ishte njëri nga tetë kushtet e fundit të Komisionit Evropian për lëvizje pa viza të kosovarëve.