Shkumbin Demalijaj - foto KALLXO

Demalijaj refuzon raportimin e Avokatit të Popullit, shkak mosreagimi për publikimin e listave të veteranëve

Në pikën e rendit të ditës në të cilën parashihej të diskutohej raporti i Avokatit të Popullit, Shkumbin Demalijaj e lëshoi mbledhjen e Komisionit për Legjislacion, pasi që sipas tij ky mekanizëm (Avokati i Popullit) nuk ka reaguar në lidhje publikimin e të dhënave personale të publikuara nëpër media.

Në anën tjetër, përfaqësuesja e avokatit të popullit e cila është prezent tha se dje ka pasur në një deklarim të Avokatit të Popullit në lidhje me publikimin e listave

“Dje Avokati i Popullit ka pasur një deklarim dhe se për këtë çështje veçse ka filluar një hetim dhe për konkludimin e këtij hetimi janë të parapara afatet ligjore”, tha përfaqësuesja e Institucionit të Avokatit të Popullit.

Deputeti Demalijaj aktualisht ndodhet nën masën e arrestit shtëpiak pas vendimit të Gjykatës së Apelit e cila e liroi nga paraburgimi. Demalijaj po dyshohet nga Prokuroria se ka kanosur ish prokurorin Elez Blakaj i cili hetoi listat e veteranëve.

Kryesuesja e Komisionit për Legjislacion Albulena Haxhiu, në pikën e paraparë për diskutimin e strategjisë kundër korrupsionit, tha se do të kërkojnë nga Qeveria e Kosovës me një shkresë që të procedojë në Kuvend siç kërkohet me Ligj strategjia kundër korrupsion  2018-2022 e cila është miratuar në Qeveri, por nuk është proceduar fare në Kuvendin e Kosovës siç kërkohet me ligj.

Ndryshe anëtarët e Komisionit pas diskutimeve kanë votuar pro iniciativës së Lëvizjes vetëvendosje për amendamentimin e Kodit të Procedurës Penale për gjykimin e krimeve të luftës edhe në mungesë të të akuzuarve.

 

https://kallxo.com/iniciativa-e-lvv-se-per-ndryshimet-ne-kodin-e-procedures-penale-kalon-ne-parim/