Delawie Trimëron Gratë me Fjalë të Obama-s

Ambasadori amerikan Greg Delawie përdori fjalë të Presidentit Barack Obama për të nxitur institucionet kosovare që gratë të trajtohen si duhet.

“Presidenti Obama ka thënë se mënyrë më e mirë për të parë nëse një vend do të zhvillohet është të shikoni se si i trajton gratë,” tha Delawie në konferencën për të drejtat pronësore të grave të organizuar nga USAID-i.

Ambasadori amerikan tha se gratë duhet të jenë pjesë e fuqishme e shoqërisë.

“Përjashtimi i grave nga mundësitë dhe përparimi duhet të ndalojë, gratë duhet të jenë pjesë e fuqishme e shoqërisë,” tha Delawie.

Ai deklaroi se problem në Kosovë është moszbatimi i ligjeve.

“Kosova i ka ligjet shumë të mira në letër por të gjithë shqetësohemi nga shkalla e moszbatimit të ligjit,” tha Delawie.

Sipas të gjeturave të USAID-it 73 për qind e njerëzve në Kosovë nuk kanë njohuri për të drejtat e tyre pronësore.

USAID-i ka ardhur në përfundim se vetëm 3.8 për qind e grave në Kosovë trashëgojnë pronë nga prindërit.

Në qershor të këtij viti, “Drejtësia në Kosovë” hulumtoi heqjen dorë të grave nga trashëgimia prindërore në emër të traditës.

http://kallxo.com/trashegimia-te-vajzat-nuk-shkakton-probleme-familjare/

Në  maj të këtij viti Shukrije Berisha fitoi me gjyq të drejtën për të trashëguar pasurinë e burrit, pas përballjen në gjyq me kunetërit.

http://kallxo.com/gjykata-verteton-pronesine-e-shukrije-berishes/

Pronën po e kërkojnë në gjykatë edhe e mbijetuara e masakrës ndaj familjes Berisha Shyhrete Berisha në Suharekë dhe Zyrafete Huskaj.

http://kallxo.com/te-vleresohet-shtepia-ku-jetoi-shyhrete-berisha/

http://kallxo.com/ish-bashkeshortja-kerkon-hisen-e-saj/