Greg Delawie - Foto: KALLXO.com

Delawie: Të drejtat e njeriut sfidë për Kosovën

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, në një postim të tij të sotëm në “Twitter” ka thënë se të drejtat e njeriut dhe elementet fondamentale të demokracisë mund të jenë sfida për Kosovën por edhe privilegje.

“Një mundësi për të ia kujtuar vetës që të vlerësojmë vlerat e lirisë dhe të respektojmë të drejtat e njeriut dhe elementet esenciale të demokracisë. Këto mund të jenë një sfidë por po ashtu privilegj për çdo shtet të ri, në veçanti për Kosovën”, ka shkruar Delawie.