Greg Delawie - Foto: KALLXO.com

Delawie: Respektimi i të drejtave të njeriut mjet për lumturinë njerëzore

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ka shkruar në Twitter rreth raportit të publikuar për të drejtat e njeriut.

Ai ka thënë që respektim i të drejtave të njeriut është mjet për lumurinë njerëzore.

“Qeveritë që respektojnë të drejtat e qytetarëve të tyre mbeten mjeti më i mirë për prosperitet, lumturi njerëzore dhe paqe”, ka shkruar Delawie në Twitter.

Ai ka porositur që të lexohet raporti për të drejtat e njeriut i publikuar nga Departamenti i Shtetit.

Ky departament ka konstatuar se në Kosovë ka korrupsion dhe mungesë pavarësie të gjyqësorit.