Delawie: E Rreme Kauza për Kufirin

Në promovimin e doracakut për dhunën në familje, ambasadori amerikan Greg Delawie foli edhe për demarkacionin me Malin e Zi pas raportit të komisionit ndërkombëtar që dje nuk gjeti shkelje në përcaktimin e vijës kufitare.

“Në fakt kufiri mes Kosovës dhe Malit të Zi është gjetur se është identik si ai që ka qenë me dekada,” tha Delaëie.

Ambasadori tha se komisioni kosovar për kufirin ka bërë punë të mirë.

“Komisioni ka përfshirë ekspertë nga Gjermania, Anglia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ata kanë ardhur në përfundim që komisioni kosovar ka bërë punë shumë të mirë,” tha më tutje Delaëie.

Ambasadori amerikan tha se kauza e disa politikanëve për kufirin është e rreme.

Përpjekjet e disa politikanëve që t’i japin pikëpamjet vizuale është vetëm një përpjeke për t’i dhënë nuanca nacionaliste. Kjo kauzë e rrejshme duhet lënë prapa krahësh,” tha Delawie.

Ai u bëri thirrje politikanëve që të merren me çështje që përmirësojnë jetën e qytetarëve.

“Duhet të merremi me gjëra të rëndësishme si papunësia, korrupsioni dhe integrimet evropiane, sepse këto çështje kanë ndikim në jetën e qytetarëve,” tha Delawie.

Edhe ambasada amerikane e përkrahu sot raportin e komisionit ndërkombëtar për demarkacionin.

http://kallxo.com/ambasada-e-shba-se-per-demarkacionin/