Seanca ndaj të akuzuarit Robert Pepaj
Del para gjykatës i akuzuari se i tha policit “fytin do ta nxjerr”
Robert Pepaj, i akuzuar për kanosjen e policit, doli sot para gjykatës.
Seanca ndaj tij u shty për shkak të mungesës së të dëmtuarit dhe dëshmitarit.
Prokuroria e akuzon Pepajn se me datën 13.01.2016 rreth orës 23:30 afër shkollës teknike në Mitrovicë, ka filluar ta ofendojë zyrtarin policor Srgjan Kostiq me fjalët “Do ta q… nanën e m* *[fjalë raciste]…, do të më mbash në mend ti mua, fytin do ta nxjerr”.
Sergjan Kostiq, polici i dëmtuar në këtë rast nuk u paraqet në gjykatë edhe pse sipas gjykatës është ftuar në mënyrë të rregullt. Poashtu mungoi edhe dëshmitari Radomir Trajiq i cili ishte ftuar në mënyrë të rregullt por mungesën nuk e kishte arsyetuar.
Prokuroja e shtetit, Sllavica Mavriq, propozoi që kjo seancë të shtyhet ngase nuk janë plotësuar kushtet ligjore për mbajtjen e saj.
Ajo poashtu theksoi se edhe ndonëse nuk është prokurore e çështjes pasi ishte vetëm në përfaqësim të aktakuzës tha se aktzkuza duhet precizuar në atë mënyrë që në vend të paragrafit 3 të vazhdohet me nenin 185 par.1 sepse i akuzuari sipas saj nuk ka kryer kanosjen kur ishte duke ushtruar detyrën por kishte problem privat me të dëmtuarin.
Pasi që nuk u plotësuan kushtet ligjore për mbajtjen e kësaj seance, shyqrtimi gjyqesor shtyhet në kohë të pacaktuar.