Dekorohen sheshet e Prishtinës për pavarësinë e Amerikës

Sheshet e Prishtinës kanë filluar të dekorohen me flamuj të Amerikës.

E kjo po bëhet më rastin e Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës më 4 korrik.

4 korriku, i njohur edhe si Dita e Pavarësisë, është dita në vitin 1776 kur delegatët nga 13 kolonitë e Shteteve të Bashkuara miratuan Deklaratën e Pavarësisë, duke njoftuar shkëputjen nga Britania.

Kjo ditë është festë federale në Shtetet e Bashkuara që nga viti 1941 dhe tradicionalisht është një ditë kur amerikanët festojnë me fishekzjarre, parada, koncerte dhe piknikë.

Kjo ditë ka vite që festohet edhe në Kosovë.