Deklarata e EULEX-it për darkën e gjykatësit me avokatin e Sami Lushtakut

Vladimir Mikula, që aktualisht në listën pritjes për gjyqtar në Gjykatën Speciale, mbrëmë është parë në një darkë së bashku me avokatin Arianit Koci.

Në një përgjigje për KALLXO.com nga zyra për medie e EULEX-it thuhet se Vladimir Mikula aktualisht mban pozitën e Monitoruesit për Drejtësi në këtë Mision.

“Vladimir Mikula aktualisht është Monitorues për Drejtësi që shërben në EULEX”, thuhet në përgjigjen e zyrës për media.

Tutje, misioni i ELUEX-it shpjegon se Vladimir Mikula nuk mbanë ndonjë funksion ekzekutiv.

“Në përputhje me mandatin e tanishëm të EULEX-it nuk e mban asnjë funksion ekzekutiv gjykimi”, thuhet tutje në përgjigje.

EULEX ka refuzuar të komentoj ndikimet e mundshme që mund t’i ketë Vladimir Mikula te avokati Koci, apo anasjelltas.

“Ky Mision nuk është në pozitë që të komentojë lidhur me angazhimet private të z. Mikulas”, përfundon përgjigja e ELUEX për KALLXO.com

KALLXO.com raportoi se natën e së hënës në njërin prej restoranteve të Prishtinës u panë duke darkuar gjykatësi i EULEX-it, Vladimir Mikula dhe avokati Arianit Koci.

 

https://kallxo.com/video-takim-misterioz-i-gjyqtarit-te-speciales-dhe-eulex-me-avokatin-e-sami-lushtakut/

Koci, që është edhe avokat i Sami Lushtakut që së fundmi u intervista nga Gjykata Speciale në Hagë të Holandës ka dhënë sqarimin për darkën e mbrëmshme.

 

https://kallxo.com/avokati-i-lushtakut-nuk-e-dija-se-do-darkoja-me-gjykatesin-e-speciales/

.