Foto: Facebook

Dejona Mihali Përgënjeshtron Dardan Molliqajn

Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali, ka reaguar ndaj një postimi të deputetit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së, Dardan Molliqaj.

Ky i fundit e ka quajtur lajm shumë të mirë për Lëvizjen, aktivistët dhe përkrahësit e saj, vendimin e Kryesisë për t’u mbledhur në një takim me grupin parlamentar të Vetëvendosjes ku do të diskutohet se si të gjendet një zgjidhje për krizën në të cilën është zhytur partia.

Sipas Molliqajt, kundër këtij propozimi për takim kishte votuar anëtarja e Kryesisë, Dejona Milahi.

Kjo e fundit e ka përgënjeshtruar Molliqajn, duke thënë nuk është e vërtetë. “Unë nuk kam votuar kundër”, ka shkruar ajo në profilin e saj në “Facebook”.

Ky është postimi i plotë i Dejona Mihalit:

“Taksirat bëja EDIT sërish komentit në Facebook Dardan Molliqaj. Unë nuk kam votuar kundër.

E ke pasur lehtë ta konfirmosh këtë gjë, mund të më telefonoje dhe të më pyesje. Por tash na flet përmes Facebook.

Është mirë këtë jetë që kemi ta jetonim të plotë e me kuptim.

Një ditë do të bëhet më mirë për Lëvizjen e me shumë punë edhe për Kosovën. Unë do të qëndroj sa të kem frymë në krahun e Lëvizjes dhe të Kosovës.

Kjo është ftesa, thirrja e vetme dhe e përhershme që kam pasur e kam për veten së pari e për këdo që kam pasur pranë – të jetoj e punoj shqiptarisht. Të tjerat, të gjitha janë anësore dhe të kapërcyeshme”.