Arrestimi i një të dyshuari - Foto: Ilustrim

I Dehuri Sulmon Policin në Gjakovë

Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të sulmit ndaj personit zyrtar që ka ndodhur në rr. “Wesley Clark” në Gjakovë më 30.10.2016 në ora 01:35.

Sipas raportit të përditshëm të Policisë është arrestuar i dyshuari pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit (sipas alkool testit 1.18 ‰) ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor në detyrë.

Viktima e këtij rasti ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.

I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.