Foto: Ilustrim

I Dehuri Sulmon Kunatën dhe Nipin

Policia njofton se mbrëmë në Gjakovë ka arrestuar një person për shkak se nën ndikimin e alkoolit, pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht kunatën e tij dhe djalin e vëllait, të cilëve u ka shkaktuar lëndime trupore.

Për shkak të lëndimeve, viktimat kanë pranuar tretman mjekësor dhe pastaj janë liruar.

“Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia në raportin e saj të përditshëm.