Foto: Ilustrim

I Dehuri Shkakton Aksident

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së hënë pak para mesnatës në Rrugën “Jusuf Gërvalla” të Prizrenit.

Sipas një njoftimi të Policisë së Rajonit të Prizrenit i aksidentuari përderisa drejtonte automjetin e tij, nuk i është përshtatur shpejtësisë dhe automjeti i tij ka përfunduar në një dyqan.

Pronari i dyqanit sipas policisë tregoi se dëmet që i janë shkaktuar janë me vlerë deri në 5 mijë euro.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kryer procedurat hetimore. I dyshuari nuk është intervistuar sepse ishte nën ndikim të alkoolit me mbi katër promilë,” thuhet në njoftim.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është ndalur në mbajtje për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme.

Edhe në shkurt të vitit të kaluar një veturë ishte futur në një dyqan, por ajo kishte lëvizur vetvetiu, pasi nuk ishte e ndaluar si duhet.

http://kallxo.com/vetura-pa-shofer-ne-vushtrri-futet-ne-nje-dyqan/