Pamje të një aksidenti të mëhershëm - Foto: KALLXO.com

I Dehuri Lëndohet Rëndë në Aksidentin që e Shkaktoi Vetë

Një qytetar ka pësuar lëndime serioze në aksidentin e trafikut, të cilin e ka shkaktuar vetë.

Sipas Policisë, aksidenti ka ndodhur në fshatin Landovicë të Prizrenit teksa ky qytetar po drejtonte veturën nën ndikimin e alkoolit.

“Si pasojë ngasësi ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK”, thuhet në raportin e Policisë.

Aksidenti, sipas Policisë, është raportuar të ketë ndodhur të premten në ora 23:14.